Fjalë Kyçe

PZAP vendos deri nesër për ankesat e partive politike

PZAP vendos deri nesër për ankesat e partive politike

Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa pritet që deri nesër të marrë një vendim lidhur me ankesat e partive politike rreth procesit të certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kështu tha për klankosova.tv kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së Mulë Desku.

“Apelet ende nuk janë vendosur dhe do te procedohen ne bazë të procedurave ligjore si dhe do te shqyrtohen dhe vendosen brenda afatit prej 72 orëve prej momentit te pranimit te këtyre apeleve, qe i bie se vendimet do te merren deri nesër me date 26 janar 2021”.

Desku tha se deri më tani janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike, që lidhet kryesisht me moscertifikimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“1.Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja; 2.Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) – Ka sjellë 3 (tre) apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. 3.PREBK, për shkak te mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. 4. Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një Kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj. 5. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK-ja, Për shkak mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. 6. Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. 7. Lëvizja Vetëvendosje! Për shkak te mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja”.