Pas gati një orë marrje në pyetje ka përfunduar dëshmia e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.
Qalaj në dëshminë e tij ka folur për ditën kur e kishte marr informatën për arratisjen e Lushtakut dhe të tjerëve në QKUK, raporton KTV.
Qalaj ka thënë se ai ishte në një takim me zyrtarë të EULEX-it në Mitrovicë dhe pasi kishte marrë informatën për arratisjen ai ishte nisur në Prishtinë ku ishte mbledhur edhe dhoma komanduese për menaxhimin e situatës.
Qalaj gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ishte kontaktuar nga prokurori i EULEX-it Jonatan Ratel i cili i kishte thënë se të gjitha udhëzimet për të vepruar do t’i merrnin nga ai.
Qalaj më tutje ka thënë se ishte verifikuar se të paraburgosurit nuk gjenden në dhomat e tyre por gjenden disa qytetarë të grumbulluar në një dhomë. Më pas, sipas Qalajt, të arratisurit më pas ishin hasur brenda hapësirave të QKUK-së. Ndërsa sa i përket qytetarëve të grumbulluar brenda objektit dhe në oborrin e QKUK por që nuk kishte, Qalaj ka thënë se ishte arritur që të stabilizohej dhe se nuk kishte pasur ndonjë incident.
Qalaj është pyetur edhe për situatën e sigurisë në Veri te Mitrovicës.
“Situata e sigurisë në atë kohë në pjesën veriore ka qenë mjaft problematike nga aspekti i sigurisë. Kemi qenë proces të integrimit të strukturave të ndryshme që kanë qenë në atë kohë në sistemin paralele serb” ka thënë Qalaj.