Fjalë Kyçe

Qalaj: Policia po punon nga 12 orë, i kemi 5 të infektuar

Qalaj: Policia po punon nga 12 orë, i kemi 5 të infektuar

Pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të prekur me koronavirus, raporton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur në emisionin Frontal në T7, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai ka bërë të ditur se gjendja e tyre është stabile, e se të njëjtit janë duke u trajtuar.

“Po veç është bërë e ditur se në kuadër të policisë kemi 5 kolegë të infektuar me koronavirus. Gjendja e tyre është stabile mirëpo janë duke u trajtuar”, ka thënë ai.