Fjalë Kyçe

Qëllohet me armë zjarri sapo del nga marketi nga dy persona në një skuter

Qëllohet me armë zjarri sapo del nga marketi nga dy persona në një skuter

Të shtëna me armë zjarri ka pasur në orët e mbrëmjes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00.

“Me 24.08.2020 rreth orës 21:20 Policia ka pranuar një informatë se në Prishtinë në rrugën ‘Dëshmoret e Kombit’ ka të shtëna me armë. Njësitë relevante të stacionit policor ‘Jugu’ iu janë përgjigjur menjëherë informatës dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë hasur në personin mashkull, i cili ka deklaruar se deri sa ishte duke dalur nga një market, dy persona të panjohur të cilët kishin qenë në një skuter, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas tij ai ka dëgjuar rreth 5 të shtëna, por nuk është qëlluar”, tha ai.

Hoxha shtoi më tej se deri tani nuk raportohet për viktima tjera.

“Policia janë ende në vendin e ngjarjes duke ndërmarr veprime operacionale dhe hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”.