Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Një person është qëlluar me armë zjarri kallashnikov pranë QTU në Fier.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore. Burime për Top Channel bëjnë me dije se është qëlluar brenda automjetit tip Audi, i cili qëndronte i parkuar në krah të rrugës.
Pak minuta pas të shtënave, një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Daullas, pranë spitalit Memorial të Fierit. Mjeti dyshohet të jetë i autorit të ngjarjes që plagosi me armë zjarri një person brenda automjetit tip “Audi”.
Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.