Fjalë Kyçe

“Qendra e fajdeve” grafite para Gjykatës në Gjilan

“Qendra e fajdeve” grafite para Gjykatës në Gjilan

Mbishkrimet “Gjykata në shërbim të fajdexhive”, “Ka sa po i ndani?” dhe “Qendra e fajdeve” janë vendosur në muret dhe trotuarin para Gjykatës Themelore në Gjilan.

Kjo ka ardhur pas rastit të vrasjes së trefishtë në Gjilan, ku dy prej autorëve dyshohet se kanë qenë të ndaluar për fajde, e më vonë me kërkesë të Prokurorisë janë lëshuar me dorëzani.

Gjykata Themelore në Gjilan ka reaguar duke thënë se Mefail Shkodra aktualisht nuk ka ndonjë lëndë aktive në këtë gjykatë.

Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra janë të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, që ka ndodhur të dielën në Gjilan.