Fjalë Kyçe

Qendra e qytetit në Pejë nuk ka ndriçim tash e një kohë

Qendra e qytetit në Pejë nuk ka ndriçim tash e një kohë

Ndonëse në sezonën e verës kur fluksi i qytetarëve është shumë i madh si dhe jeta e natës është më e theksuar do duhej të pritej që të gjitha kushtet elementare të ishin plotësuar. Por në komunën e Pejës po ndodhë e kundërta. Aty ndriçimi publik mungon tash e një kohë.

Në sheshin kryesor të Pejës ka disa javë që mungon ndriçimi publik.

E kontaktuar nga Gazeta Express, Drejtoresha për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në qytetin e Pejës, Xhevahire Kelmendi-Çeku ka konfirmuar se ka pasur mungesë të ndriçimit publik në sheshin qendror të qytetit.

Por Kelmendi-Çeku thotë se kjo është për shkak të punimeve që po zhvillohen në sheshin kryesor.

Gjithsesi ajo ka konfirmuar për Gazetën Express se po punohet që sa më shpejt të rregullohet ky problem.

“Po jemi duke e trajtuar këtë problem dhe shumë shpejt do të rregullohen, pavarësisht punimeve ndriçimi duhet të jetë funksional dhe besoj qe veç është rregulluar”, ka thënë drejtoresha e Për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Pejë.