Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur njëjtë sikur edhe NATO-ja sa i përket vendimit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë.>
Zaev ka thënë nuk është tani momenti për tensione në rajon, andaj edhe ka bërë thirrje për kujdes, me qëllim sigurimin e paqes dhe të bashkëpunimit në rajon.
“Unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është kështu – nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja. Edhe një herë, të mos harrojmë se Ballkani nuk e ka ndërmend të bëhet përsëri barut. Ju bëj apel kolegëve, kryeministrave, kryetarëve të shteteve, të kenë kujdes në hapat e tyre për shkak se obligimi ynë i përbashkët si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, që kemi aspirata të anëtarësimit në BE, është ta zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik, zhvillimi rajonal të rritet, të sigurojmë paqe të përjetshme, dhe të kemi integrim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Zaev.
Ai kërkoi gjithashtu shqyrtimin e vendimit të institucioneve të Kosovës edhe sa i përket taksës 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.
“Apeloj që edhe masat tjera, që janë ekzistuese në pjesën e doganave të rishqyrtohen, të kthehen prapa dhe ti respektojmë organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Zaev.