Fjalë Kyçe

Qëndron Kastrati shpall kandidaturën për mandatin e dytë në Kamenicë, nuk tregon nëse si i pavarur apo PSD

Qëndron Kastrati shpall kandidaturën për mandatin e dytë në Kamenicë, nuk tregon nëse si i pavarur apo PSD

Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se do të garojë edhe për një mandat për kryetar të Kamenicës.

Por Kastrati nuk ka treguar nëse kandidon si kandidat i Partisë Socialdemokrate, apo si kandidat i pavarur.

Ai ka thënë se ditët e ardhshme do të tregojë edhe kandidatët për asamble komunale.

PSD e Dardan Molliqajt javë më parë ka deklaruar se nuk do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Postimi i plotë i Qëndron Kastratit:

Albina është titulli. Naimi është vula.

Kandidatët e tjerë janë teksti dhe përmbajtja e deklaratës sime për kandidaturë për mandatin e dytë.

E gjithë lista përfaqëson program e gjeografi. Mbi te gjitha perfaqëson synimin për barazi. 29 emra, secili më i vlefshëm se tjetri. Të radhitur me short sepse jemi bashkë në këtë projekt.

Një grua shembullore, arkitekte e suksesshme në Zvicërr, Albina ka vendosur që të kthehet në Kosovë. Interesimi i saj për zhvillimet në Kamenicë ka qenë i vazhdueshëm dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në vendin ku u lind e u rrit është e pashembullt. Së bashku do të punojmë për projekte zhvillimore për të ardhmen e Kamenicës.

Naimi ia jep vulën listës më të mirë në historinë e Kamenicës. Punëtor më të madh e më të ndershëm nuk gjen. Kontributi i tij për zhvillimin e bujqësisë, njohja në detaje e secilit aspekt të kësaj fushe e bën Naimin njërin prej drejtorëve më të suksesshëm ndonjëherë. Jam krenar që e kam krah të djathtë.

Pa modesti e them se lista është brilante. Gjithësecili kandidat përfaqëson integritet personal e profesional, ndershmëri e zell për punë. Është listë gjithëpërfshirëse me kandidatë nga zona të ndryshme të komunës e nga kategori të ndryshme shoqërore.

Të gjithë të përkushtuar për punë, të gjithë të dëshmuar në punë e në shoqëri. Rradha e kandidatëve është përcaktuar me short, sepse janë projektet të cilat do t’i prezentojmë që kanë rradhitje sipas rëndësisë e që të gjithë ne do të angazhohemi barabartësisht për të ardhmen e fëmijëve, të rinjve, për bujkun, pacientin, ndërmarrësin e mjeshtrin.