Një 70 vjeçar është sulmuar nga qeni në komunën e Prishtinës.
I moshuari është kafshuar mëngjesin e së mërkurës në këmbë nga një qen në rrugë.
Ai është dërguar për të marrë trajtim mjekësor.
Pamjet janë publikuar nga Indeksonline.
Kujtojmë se Prishtina përballet prej kohësh me problemin e qenëve endacakë, për këtë arsye qytetarët shpesh herë bien viktimë e kafshimeve.