Fjalë Kyçe

Qeqa ia uron Boshnjakut të Prishtinës, por i thotë se kanë një borxh për të larë

Qeqa ia uron Boshnjakut të Prishtinës, por i thotë se kanë një borxh për të larë

Gazetarja e sportit, Qëndresa Krenali ia ka uruar titullin e kampinit kapitenit të Prishtinës, Lorik Boshnjakut. Por, Prishtinës i duhet edhe një pikë për t’u konfirmuar si kampione e edicionit aktual, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

Por, Krelani insiston se Prishtina ka forcë për ta ruajtur deri në fund vendin e parë. Megjithatë, ajo nuk vazhdon të kritikojë Prishtinën që nuk vazhdoi garën për Kupë.

“Për mua ka përfunduar kampionati, Prishtinën e shoh kampione. Prishtina ka qenë 14 pikë larg dhe arriti të dal në vendin e parë dhe ta lëshoj tash, nuk do të ndodhë asnjëherë. Trajneri Zekirija Ramadani di ta menaxhoj këtë situatë, por edhe lojtarët janë të etur për ta fituar titullin. Ka qenë ndeshje shumë sfiduese për Prishtinën përballja kundër Feronikelit. Të gjithë na kanë thënë se kundër Feronikelit do ta kenë më të vështirë. Na keni borxh një Kupë”, ka thënë Krelani në Sportin Total të KTV-së.

Kapiteni Boshnjaku tha se fokusi i tyre ishte titulli i kampionit që i mungon Prishtinës tash e tetë vjet. “Ndoshta kemi mundur ta fitojmë edhe Kupën, por fokusi jonë ka qenë në kampionat”, ka thënë Boshnjaku.