Qeveria e Kosovës do të ndihmojë bizneset dhe punëtoritë që janë prekur nga pandemia COVID-19.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate lëshuar mediave ka njoftuar se edhe vitin e ardhshëm do vazhdohet me fondin për rimëkëmbje.
“Do të vazhdojmë edhe në vitin e ardhshëm me fondin për rimëkëmbje, i cili është paraparë fillimisht në shumë prej 182 milionë euro, por që do të rritet me burime të tjera të jashtme”.
“Shteti i Kosovës do t’u ndihmojë në tejkalimin e situatës”, thuhet në komunikatë, bizneseve, punëtorëve, bujqve, grave në biznes, komunitetet jo shumicë, familjet në asistencë sociale dhe të tjerëve.
Ndërkaq, ka radhitur edhe veprimet e ndërmarra për ta përballuar situatën në vend me COVID-19.