Kryetari i komunës së Tuzit në Malin e Zi bëri një reagim të ashpër ditën e djeshme për Qeverinë duke thënë se kanë ndryshuar kufirin ekzistues të komunës me shumicë shqiptare të Tuzit.
Nik Gjeloshaj ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në Facebook duke shkruar një status, shkruan lajmi.net.
Ai e ka konsideruar si një veprim anti-shqiptar këtë veprim, duke shtuar se do ta kundërshtojnë atë me forcë.
Lidhur me këtë ka reaguar modelja shqiptare Emina Çunmulaj e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shkruar se ky ndryshim i Tuzit është bërë në manovra ligjore.
“Shokuese, Qeveria e Malit të Zi ndryshoi kufirin e Tuzit në manovra joligjore. Kështu është vëllezër dhe motra kur jepni votën tuaj aty ku nuk duhet…ju thash unë kur erdha në votime, votoni shqipe se jeni shqiptarë…tani ngadalë-ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhet dhe më në fund traditën”, kanë qenë fjalët e saj.
Tutje, theksojmë se Emina Çunmulaj kishte qenë iniciatore e madhe në zgjedhjet e 31 gushtit duke ardhur të votojë nga SHBA-ja.