Fjalë Kyçe

Qeveria Kurti emëron një zv/ministër në Ministrinë e Financave

Qeveria Kurti emëron një zv/ministër në Ministrinë e Financave

Qeveria Kurti ka emëruar Ilir Aliun zv/ministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Ky dikaster udhëhiqet nga Hekuran Murati,

Emërimi është bërë përmes një vendimi të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali.

Në vendim thuhet se zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministrit dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri si dhe për zëvendësimin e atij kur mungon.