Fjalë Kyçe

Qeveria mban mbledhje, ndryshon një vendim

Qeveria mban mbledhje, ndryshon një vendim

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e datës 24 korrik 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese për Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

“Me këtë plotësim ndryshim, kryesuese e këtij komisioni bëhet znj. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, kurse anëtar Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftim.