Fjalë Kyçe

Qeveria mban sekret marrëveshjen e fundit të arritur me Z-Mobile për zhbllokimin e llogarive të Telekomit

Qeveria mban sekret marrëveshjen e fundit të arritur me Z-Mobile për zhbllokimin e llogarive të Telekomit

Llogaritë e Telekomit janë zhbllokuar, por marrëveshja me “Dardafon” nuk është bërë publike. Ditën e hënë protestuan. E kur aktiviteti i tyre mori fund, punëtorët e Telekomit morën një lajm të mirë për ta.

Llogaritë e kësaj ndërmarrje u zhbllokuan, pasi që palët arritën një marrëveshje me kompaninë Dardafon, që kishte bllokuar llogaritë.

Lajmin për këtë marrëveshje e kumtoi vet ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuqi. Kuqi tutje shtojë se kjo marrëveshje është e përhershme.

E për të kuptuar detajet e kësaj marrëveshje T7 ka kontaktuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Por, këta të fundi nuk kanë kthyer përgjigje, duke thënë se për një gjë të tillë duhet të përgjigjet Telekomi.

T7 ka kontaktuar edhe Telekomin e Kosovës, porse të njëjtit nuk janë përgjigjur. E se për çfarë janë marrë vesh palët nuk e dinë as Sindikata e Punëtorëve të Telekomit.

Lamih Balaj bën me dije se kanë vendosur që njëherë për njëherë ta ndërpresin grevën. Balaj shtoi se ata presin që brenda javës edhe të marrin pagën e muajit tetor. Gjatë kësaj kohe punëtorët e Telekomit kanë organizuar dy protesta për zhbllokimin e llogarive.