Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë.
Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 12 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Siç është bërë e ditur në mbledhjen e sotme, do të bëhet shqyrtimi i projekt-udhëzimit administrativ për Masat e duhura parandaluese dhe mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe dhe hapësira të tjera të ngjashme.