Fjalë Kyçe

Qeveria miraton kredinë 2.5 milionëshe për RTK-në

Qeveria miraton kredinë 2.5 milionëshe për RTK-në

Qeveria në detyrë ka miratuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 2.5 milionë euro Radio Televizionit të Kosovës, për siç është thënë “qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik”.

Vendimi u mor në një mbledhje elektronike të mbajtur të premten.

Punonjësit e transmetuesit publik kanë mbetur pa paga, meqë në mungesë të konstituimit të Kuvendit nuk është rialokuar buxheti për gjysmën e dytë të vitit. Punëtorët kanë protestuar dhe kërcënuan me grevë e mosraportim për ngjarje nëse nuk veprohet shpejt.

Në këtë mbledhje, janë miratuar edhe tri vendime të tjera:

Miratuar kërkesën e Komunës së Mitrovicës së veriut për ndarje të mjeteve financiare në shumë prej 24,236.29 euro dhe shtim të dhjetë (10) pozitave të reja në Komunën e Mitrovicës së veriut;

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 2,300,000 euro, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për përkrahjen financiare të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese;

Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumë prej 489,932.72 euro të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore PRN046 “FAN Zahir Pajaziti”