Fjalë Kyçe

Qeveria miraton marrëveshjen Kosovë-Shqipëri për lehtësira doganore të tregtisë

Qeveria miraton marrëveshjen Kosovë-Shqipëri për lehtësira doganore të tregtisë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe mallrave.

Këtë e bëri të ditur edhe vet kryeministri Albin Kurti, gjatë adresimit të tij në mbledhje.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se lidhur me këtë projketligj, tashmë do të vendoset zyra doganore e Kosovës në zonën e Durrësit dhe Porto Romano.

Sipas tij kjo marrëveshje ishte nënshkruar gjatë mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive.