Fjalë Kyçe

Qeveria ndalon stërvitjet, ja si do të veproj Prishtina për tu përgatitur për Europa League

Qeveria ndalon stërvitjet, ja si do të veproj Prishtina për tu përgatitur për Europa League

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të ndaluar çdo aktivitet sportiv i ka prekur shumë skuadrat që do të garojnë në garat evropiane.

Drita, Gjilani dhe Prishtina duhet të përgatiten për fazën kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, respektivisht për Europa League.

Drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli në një prononcim për Indeksonline, thotë se shpreson që shumë shpejtë të lejohet t’i zhvillojnë stërvitjet.

E kemi pa vendimin e qeverisë dhe shpresoj që gjatë ditëve në vazhdim të marrim ndonjë përgjigje për shkak se është interes shtetëror që ne të stërvitemi e të paraqitemi sa më mirë në garat evropiane. Shpresoj që të hasim në mirëkuptim dhe të na lejohet që të vazhdojmë procesin stërvitor“, ka thënë Begolli.

Prishtina ndeshjen e parë do ta luaj në rundin parakualifikues me 20 gusht dhe ka tri javë kohë që të stërvitet për këtë ndeshje.