Fjalë Kyçe

Qeveria ndan 203 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta

Qeveria ndan 203 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta

Me kërkesë të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në mbledhjen e qeverisë janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 203 mijë euro për shoqatat e kategorive të dala nga lufta dhe për Lidhjen e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

Lidhur me këtë mbështetje financiare, si propozues i kësaj kërkese, ministri i MPMS, Skender Reçica, ka thënë se, kujdesi ndaj vlerave të luftës çlirimtare, respektivisht ndaj ushtarëve çlirimtarë, të cilët na bëjnë̈ krenarë sa herë kujtojmë̈ se liria nuk erdhi vetë, është obligim i yni institucional.

“Prandaj, mbështetja e kategorive të dala nga lufta kërkon përkushtimin tonë, dhe ne tashmë jemi dakorduar bashkërisht me Kryeministrin dhe me përfaqësuesit e shoqatave të dalura nga lufta që përkujdesja ndaj invalidëve të luftës çlirimtare, respektivisht trajtimi mjekësor i tyre me proteza, nga viti i ardhshëm të rregullohet në mënyrë institucionale përmes Institucioneve përgjegjëse Shëndetësore dhe shërbimit spitalor klinike universitar, sikur që jemi dakorduar që mbështetja financiare për shoqatat e dalura nga lufta nga viti i ardhshëm të përfshihet në ligjin për buxhetin e shtetit”, ka thënë ministri Reçica.