Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e drejtuar nga Haradinaj ndau hiç më pak se 40 mijë euro për Shoqatën e Malazezëve të Kosovës, raporton lajmi.net.
Kjo u bë me kërkesë të kësaj shoqate.
Kujtojmë se në të kaluarën Qeveria Haradinaj ishte kritikuar për ndarjen e mjeteve të shumta për kategori të ndryshme.
Në lidhje me ndarjen e mjeteve nga kategoria e Shpenzimeve Rezervë, ishte mbajtur edhe seancë në Kuvendin e Kosovës.