Fjalë Kyçe

Qeveria ndanë mjete për mësimdhënësit, policët, zjarrëfikësit, mjekët dhe punëtorët teknik

Qeveria ndanë mjete për mësimdhënësit, policët, zjarrëfikësit, mjekët dhe punëtorët teknik

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete për disa kategori që s’kanë qenë të përfshira më herët në ndihmën e qeverisë. Janë 3 milion euro për Ministrinë e Arsimit, të ndara për muajin shkurt.

Qeveria e propozimin e ministres së Financave Hykmete Bajrami, ka marrë vendim për ndarje të 700 mijë eurove për zyrtarët policor.Për zjarrfikësit, nga kjo pako, ndahen 180 mijë euro, proporcionalisht për çdo punëtor nga 100 euro në dy muaj.

Për sektorin social, respektivisht për punëtorët e qendrave sociale, u vendos të ndahen 78 mijë euro, pagesë kjo që do behet për dy muaj.Janë 100 mijë euro të ndara sot nga Qeveria, për profesionistët shëndetësor, bëhet fjalë për stafin që paguhet nga “Caritas”.

Ndërsa 160 mijë euro do të shkojnë për punëtorët teknik, për ata që punojnë në mirëmbajtjen e pastërtisë së institucioneve shëndetësore.