Fjalë Kyçe

Qeveria paralajmëroi masa shtesë, gastronomët kërkojnë të punojnë pa kufizime në pragë të festave

Qeveria paralajmëroi masa shtesë, gastronomët kërkojnë të punojnë pa kufizime në pragë të festave

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u lejohet puna pa kufizime gjatë festave të fundvitit.

Përmes një komunikate për media, kjo Shoqatë thotë se ekzekutimi i parave nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk pritet të bëhet deri vitin e ardhshëm.

“Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës, po ashtu edhe për diasporën, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit.”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga Parlamenti i Kosovës, ekzekutimi i tij pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, që do të thotë mjetet të kalojnë në llogari të bizneseve, punëtorëve etj. vitin e ardhshëm.Ne falënderojmë Qeverinë, Parlamentin dhe partitë politike të Kosovës për përkrahje, mirëpo gjendja jonë momentale është shumë e rënduar. Ne kemi nevojë për ju më shumë se çdoherë tjetër. Kemi nevojë të mbijetojmë edhe në këtë fundvit!

Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës, po ashtu edhe për diasporën, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit.Me tri lule nuk çel pranvera! Nëse qëndron ideja të lirohen masat vetëm për 3 net të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk çel pranvera!

Edhe ekonomia njëjtë sikurse spitalet është rënduar tej mase, nëse ekziston dhe planifikoni lehtësimin e masave për fundvit, atëherë ne ju lusim ta bëni që tani!

P.S. Delevery duhet urgjentisht me u liru!

Nuk ka kuptim taksitë me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo.

Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur dhe delivery është vetëm një ndihmës për gjithë ato nëna që përveç punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares.