Qeveria ka vendosur që të hartohet iniciative ligjore nga Ministria e Drejtësisë dhe të tjerat për sanksionimin e mohimit të krimeve që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Ky vendim i Qeverisë erdhi pas iniciativës së zëvëndëskryeminsitrit Enver Hoxhaj.
“Kërkoj që të kemi iniciativë ligjore dhe hapa konkret qe në të ardhmen deklaratat e tilla të zyrtarëve serbë të ndëshkohen përmes ligjit”, tha Hoxhaj në mbledhjen e Qeverisë.
“Në shumicën e vendeve perëndimore mohimi i krimit dhe gjenocidit konsiderohet fyerja më e madhe ndaj viktimave, familjeve dhe kombit”.
“Gjenocidi që është bërë në Kosova është i pamohueshëm. Mendoj që duhet të mbrohet përmes ligjit dinjiteti i viktimave në Kosovë”, tha ndër tjerash Hoxhaj.