Sot në ora 14:00, në Basel të Zvicrës është organizuar një marsh solidarizues për vrasjen e Ilijas Mahmuti, i cili u vra nga një 75 vjeçare, për të cilën u tha se kishte probleme mendore.
“Mblidhemi dhe startojmë nga Shutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring, dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”, ishte thirrja që ishte bërë përmes Facebookut nga organizatorët, shkruan 20min.ch.
Qindra shqiptarë, por edhe zviceranë kanë marrë pjesë në këtë organizim, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 7 vjeçarit.
Ilias Mahmuti është varrosur sot në Kosovë në ora 12:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Policia e zvicerane po merret me rastin. Gruaja e moshuar ishte vetdorëzuar në prokurori dhe e kishte pranuar krimin.
Ndryshe, vogëlushi nga Lipjani është vrarë para dy ditësh nga një 75-vjeçare teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpi. Këtë sulm e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit.
Ky lajm i hidhur ka pikëlluar gjithë Kosovën.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Ambasada e Kosovës në Bernë dhe Konsullata në Cyrih, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, në lidhje me rastin tragjik të vrasjes në Basel.