Fjalë Kyçe

QKUK-ja njofton se polici i sulmuar është liruar për në shtëpi

QKUK-ja njofton se polici i sulmuar është liruar për në shtëpi

Polici i plagosur në sulmin e sotëm me armë ka marrë trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë ia ka thënë KOHËS, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, duke shtuar polici është liruar për në shtëpi.

“Ka marrë ndihmën në emergjencë dhe pas ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi”, ka thënë Fazliu.

KOHA ka raportuar se sot në orët e mëngjesit është plagosur një zyrtar policor nga disa persona që kanë kryer grabitje në një bankomat.