Për foshnjën që lindi me dy gjini në repartin e gjinekologjisë sot kanë dhënë detaje nga QKUK.
Foshnja është 32 javëshe dhe ka peshën prej 995 gram. Foshnja momentalisht ndodhet në kujdesin intensiv.
“Foshnja është 32 javëshe ka 995 gram është pranuar në klinikën neonatologjike dhe po trajtohet në kujdesin intenziv Pë momerntin janë duke u marrë analizat për të vërtetuar saktë Syndroma Hyperplasia e gjëndrës mbiveshkore. Që të caktohet saktë gjinia duhet të bëhet kariograni”, kanë thënë përmes një konferencë në QKUK.
Doktori i rastit ka thënë se kjo mund të ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale. Dhe sipas tij nëse është sindroma Hyperplasia – mund të shërohet.
“Mund të jenë ndryshime hormonale por nëse vërtetohet se është Syndroma Hyperplasia e gjëndrës mbiveshkore me terapi gjithçka do të shkojmë mirë dhe mund të shërohet. Ky është rasti i dytë vetëm këtë vit”, ka thënë ai.