Fjalë Kyçe

Quni i “del fer” Haskukës: Edhe fizikisht merrem me ty

Quni i “del fer” Haskukës: Edhe fizikisht merrem me ty

Asamblisti i Nismës Socialdemokrate në Komunën e Prizrenit, Shukri Quni ka kërcënuar kryetarin Mytaher Haskuka, pas një debati të zhvilluar sot në Kuvendin Komunal rreth situatës së arsimit në komunë.

Quni është shprehur i nervozuar me largimin e Haskukës nga salla e Kuvendit Komunal, ende pa përfunduar seanca. Ka shprehur indinjatën e tij me injorimin që, sipas tij, kryetari Haskuka ua ka bërë këshilltarëve komunalë.

Ai i ka kërkuar ballafaqim fizik kreut të Komunës së Prizrenit.

“Unë pata me i thënë që ‘edhe fizikisht me ty, qysh të kesh qejf merrem vesh’. Kur ta gjuan mikrofonin është injorancë; ai duhet goxha njëfarë rrokoteli me kanë që me ia gjujtë dikujt mikrofonin. Dhe, kryetari duhet të qëndrojë në sallë, nëse dëshiron me mbetë ende kryetar”, ka deklaruar Quni, raporton Gazeta Insajderi.

Asamblistët e tjerë të Kuvendit Komunal kanë kritikuar Haskukën se ai e ka lëshuar mbledhjen për realizimin e një takimi për fushatë me Albin Kurtin, kryetarin e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.