Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, i është kundërpërgjigjur Driton Selmanajt, i cili kishte thënë se “turri e vrapi” për t’u takuar me Vjosa Osmanin është vetëm turr për ta rrëzuar LDK-në më poshtë.
Zv.kryeministri në detyrë Selmanaj kishte kritikuar pas vendimit të LDK-së për takim të veçantë me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentes.
Quni ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është i fundit nga liderët e partive që është takuar me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.
“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, znj. Osmanin; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. “Dream Team” në krye me Lumirin”, ka shkruar Quni.