Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka ironizuar me paradën e mbajtur nga ushtria serbe në Beograd.
Quni, që ishte pjesë e UÇK-së në Betejën e Koshares, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo ushtria ka qenë gjithmonë e dobët në beteja, shkruan lajmi.net.
Postimit të tij, Quni ia ka bashkangjitur edhe fotografitë nga kjo paradë.
“Parada e Ushtrisë së Serbisë
Jo keq në paradë, por të mjerë në betejë!”, ka shkruar Quni.