Reshjet e borës, problem u kanë sjell edhe qytetarëve në kryeqytet. Rrugët sidomos nëpër lagje, kanë sjell vështirësi për qytetarët. Ndërsa, kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, thotë se situata stabilizohet kur të ndalen të reshurat.
Reshjet e dendura të borës, të cilat kanë rënë, ka bërë që rrugët e kryeqytetit të jenë në gjendje të vështirë.
Në gjendje më të mirë ishin vetëm rrugët kryesore, mirëpo jo edhe ato nëpër lagjet e Prishtinës. Nëpër këto lagje, qytetarët me vështirësi po lëvizin. Ata shprehen të frustuar me këtë gjendje. Skënder Rexhepi, nuk është aspak i kënaqur me pastrimin e rrugëve nga bora. Thotë se gjysmë ore ka vonuar të dal në qytet, ndonëse shtëpinë ka fare pranë.
“Shyqyr që nuk rrëzohem dika se askush nuk më paguan nëse i thyej eshtrat. Po e kam shumë të vështirë qarkullimin, nga “4 Llullat” ku e kam shtëpinë deri në shesh po i bëj gjysmë ore”, shprehet qytetari Skender Rexhepi.
Ndërsa i riu Besar Gërgi, thotë se qarkullimi për këmbësorë është i vështirë.
“Rrugët nuk janë fort të pastruara. Për automjete disi janë pastruar, por këmbësorët po e kanë vështirë”, tha Besar Gërgi.
Të pakënaqur më pastrimin e borës nëpër rrugë shprehen edhe vozitësit. Ali Sylejmani vozitës i njërit nga autobusët lokal të Prishtinës, thotë se rrugët nuk po pastrohen.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/767811610248824/?t=67