Fjalë Kyçe

Qytetarët detyrohen ta lëvizin automjetin e parkuar pavend, për t’i liruar rrugën autoambulancës

Qytetarët detyrohen ta lëvizin automjetin e parkuar pavend, për t’i liruar rrugën autoambulancës

Një 17-vjeçar mbeti i plagosur sot, pas therjes me thikë, rast ky që ndodhi në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë.

Megjithatë, pamje të cilat janë duke qarkulluar në mediat online kosovare, tregojnë një moment aspak të hijshëm, teksa autoambulancës i ishte pamundësuar thuajse në kohë ofrimi i ndihmës së parë për këtë rast, përcjell klankosova.

Kjo meqë, siç shihet në pamjet që ka publikuar reporteri, një zonë nëpër të cilën duhej depërtuar autoambulanca, për të arritur te vendi i ngjarjes, ishte e zënë me automjete të parkuara vend e pavend.