Policisë në Zelandën e Re i është kërkuar që të zbatojë masat e kontrollit të turmës në një dyqan të ushqimit të shpejtë pasi një numër i madh njerëzish nxituan të blinin hamburgerë pas zbutjes së masave të martën.
Zelanda e Re, e cila ka raportuar 1,474 raste të konfirmuara dhe të mundshme të koronavirusit dhe 19 vdekje, ka kaluar pothuajse pesë javë nën një bllokim të rreptë, të nivelit katër.
Shteti e uli shkallën e emergjencës të nartën, që do të thotë se disa fëmijë mund të kthehen në shkollë dhe 400,000 persona ishin në gjendje të ktheheshin në punë. Por për disa të tjerë, ky ishte një shans për të ngrënë më në fund ushqimin e shpejtë për të cilin i kishte marrë malli.
Nën kufizimet e nivelit tre, një numër i kufizuar i restoranteve dhe kafeneve është lejuar të rihapen. Sipas televizionit public TVNZ, kjo rezultoi në radhë të gjata të makinave në dyqanet KFC dhe McDonald’s në të gjithë Auckland-in, qyteti më i madh në vend. Madje në një dyqan hamburgerësh në Auckland, turmat ishin aq të mëdha sa u thirr policia.
“Ne u thirrëm në një numër jo të vogël të incidenteve mbrëmë, ku njerëzit nuk ishin duke iu përmbajtur distancimit shoqëror,” tha një zëdhënës i policisë. “Kishte një grup të madh që ishte mbledhur para dyqanit dhe policia intervenoi dhe i udhëzoi ata për të siguruar një proces më të mirë dhe më të sigurt.”
Policia ishte thirrur po ashtu në një pikë në Glenfield dhe ajo kishte qenë shumë e dobishme për të kontrolluar turmën e madhe. “Dita e parë e rihapjes në dyqanet tona BurgerFuel kanë shënuar një lumë klientësh, përtej asaj që kishim parashikuar,” tha zëdhënësi i kësaj kompanie të zingjirit ushqimor në një deklaratë të Mërkurën.
BurgerFuel tani do të marrë porosi vetëm në internet, dhe të gjitha daljet do të duhet të kenë një kontrollor të turmës në dyqan, tha zëdhënësi.