Fjalë Kyçe

Qytetari gjen në rrugën “UÇK” në Prishtinë tetë pasaporta

Qytetari gjen në rrugën “UÇK” në Prishtinë tetë pasaporta

Një kalimtar rasti ka hasur sot në një numër të madh dokumentesh.

Siç mëson lajmi.net qytetari në fjalë ka gjetur tetë pasaporta në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Pas gjetjes së tyre i njëjti ka bërë dorëzimin e tyre në stacionin “Qendra” në kryeqytet.

Nuk dihet nëse bashkë me pasaportat i njëjti ka gjetur edhe gjësende të tjera.

Duhet përkujtuar se janë të shpeshta rastet kur qytetarët hasin në para, kuleta e dokumente dhe të njëjtat i kthejnë tek pronarët.