Fjalë Kyçe

Qytetari hero nga Gjilani që rrezikoi jetën për t’i shpëtuar tre të aksidentuarit që ranë në lumë

Qytetari hero nga Gjilani që rrezikoi jetën për t’i shpëtuar tre të aksidentuarit që ranë në lumë

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e aksidentit të djeshëm në fshatin Uglar të Gjilanit ku si pasojë një pasagjere mbeti e vdekur.

Policia me anë të komunikatës për media ka thënë se më 24 qershor 2021 në orët e hershme të mëngjesit Policia në Gjilan, ishte informuar për një vetaksident ku një veturë me katër persona kishte ra në lumin “Morava”në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan, shkruan lajmi.net.

Policia, nga stacioni policor i Gjilanit, pasi ka marr këtë informatë, ka dalur menjëherë në vendin e aksidentit .“Në përpjekje për ti shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e “Moravës së Binçës” policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur , nga automjeti i përmbysur në këtë lumë”, thuhet në komunikatë.

Me këtë akt , policia dhe qytetari i kanë nxjerrur të gjallë tre të askidentuarit dhe i ka dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajntim mjekësor , ndërsa si pasojë e këtij aksidenti , ka mbetur e vdekur pasagjerja , shtetase e Shqipërisë.

Policia me këtë rast falenderon gjestin human dhe shembullor të qytetarit Arben Shabani i cili rrezikoi jetën e tij për ti shpëtuar të askidentuarit.