Një rast falsifikimi i dokumenteve zyrtare ka ndodhur dje në Dragash.
Siç njofton Policia, një qytetar ka tentuar që të aplikojë për ndërrim të patentëshoferit të huaj në atë të Republikës së Kosovës, ku pas një verifikimi është vërtetuar se dokumenti i huaj ka qenë i falsifikuar.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime.