Fjalë Kyçe

Qytetari që kishte babin me Covid thotë se u befasua nga trajtimi profesional që iu bë në Repartin Infektiv

Qytetari që kishte babin me Covid thotë se u befasua nga trajtimi profesional që iu bë në Repartin Infektiv

Një qytetar nga Gjakova ka rrëfyer për betejën e babait të tij me Covid-19, i cili për plot 15 ditë qëndroi në Repartin Infektiv në këtë komunë.

Nëntor Oseku, babai i të cilit fitoi betejën me Covid-19, thotë se ai dhe familja kanë mbetur të befasuar me trajtimin që stafi i ka bërë babait të tij në Repartin Infektiv, në këto ditë të vështira për familjen.

“Babai im, pas 15 ditësh qëndrimi në Repartin Infektiv të Gjakovës, si pasojë e Covid -19, sot u lirua nga spitali.
Kemi qenë të befasuar me nivelin e lartë të trajtimit shëndetësor, rrezatimin e kujdesit të jashtëzakonshëm profesional, bashkëndijimin me dhembjen dhe shqetësimet e pacientit, aftësinë e tërë stafit për të përmbushur me shpresë, në mënyrë që atij t’i ofrohet atmosfera e sigurisë dhe e ngrohtësisë emocionale, që të ndihet si në shtëpinë e vet” ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Babai im, pas 15 ditësh qëndrimi në Repartin Infektiv të Gjakovës, si pasojë e Covid -19, sot u lirua nga spitali.
Kemi qenë të befasuar me nivelin e lartë të trajtimit shëndetësor, rrezatimin e kujdesit të jashtëzakonshëm profesional, bashkëndijimin me dhembjen dhe shqetësimet e pacientit, aftësinë e tërë stafit për të përmbushur me shpresë, në mënyrë që atij t’i ofrohet atmosfera e sigurisë dhe e ngrohtësisë emocionale, që të ndihet si në shtëpinë e vet.
I falënderoj nga zemra doktorët e këtij reparti, Dr. Zejnije Ollurin, Dr. Lum Muhaxhirin, Dr. Luan Pazharin, Dr. Teuta Shala dhe Dr. Afrim Sylejmanin.
I falënderoj përzemërsisht infermieret e këtij reparti, Teuta Mentor Januzin, (Infermiere kryesore), Elizabeta Dylazekën, Gjergj Markaj, Shpresa Xhiha Zhubin, Yllka Shllakun, Gjyljeta Syla, Albina Bytyçin, Fahrije Kurhaskun, Adile Godenin, Florentina Hoxhën, Resmije Sylejmanin, Mirlinda Dolin, Drita Ukshinin, Elvina Berishën, Vjollca Skivjanin dhe Shahe Hakajn.
Për kujdesin e treguar në vazhdimësi, falënderimit tim të sinqertë i bashkëngjiten: Dr. Hekuran Zhubi, Dr. Flamur Marku, Dr. Ardian Jusufi, Dr. Ilir Grezda, Dr. Visar Shasivari, Dr. Hektor Binishi dhe farmacisti Lekë Rragomi.
Po ashtu i falënderoj familjarët, miqtë e shumtë dhe kolegët e punës, që gjatë gjithë kësaj periudhe shprehen kujdes, mirëkuptim, gatishmëri të ndryshme për ndihmë.
Për mbarë stafin mjekësor të Repartit Infektiv të Gjakovës, shpreh respektin dhe mirënjohjen e përhershme!