Fjalë Kyçe

Qytetari tenton ta shkelë zyrtarin policor në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Qytetari tenton ta shkelë zyrtarin policor në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Mbrëmë një person ka tentuar t’i ikë Policisë së Kosovës në një pikë kontrolli në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesnatës në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Sipas burimeve të lajmi.net, drejtuesi i automjetit “Audi A3” ngjyrë e kaltër, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, ka tentuar të godasë me veturë zyrtarët policor.

Si pasojë e kësaj, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin edhe armën e zjarrit ndaj automjetit të dyshuar, i cili ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Mbrëmë nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa policia ka bllokuar rrugën “Agim Ramadani” për disa orë pas ngjarjes.