Fjalë Kyçe

Qytetari vullnetar: Me kënaqësi e paguaj gjobën 2 mijë € për Lushtakun, falë tij dhe shokëve jetojmë të lirë!

Qytetari vullnetar: Me kënaqësi e paguaj gjobën 2 mijë € për Lushtakun, falë tij dhe shokëve jetojmë të lirë!

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është shpallur sot fajtor për kanosjen ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

Gjykata i ka shqiptuar Lushtakut dënimin me 2 mijë euro gjobë të cilin mund ta paguajë me dy këste mujore në afat kohor prej 2 muajve.

Mirëpo, për këtë gjobë ka shprehur dëshirë një vullnetar që t’i paguaj. Bëhet fjalë për Taulant Thaçin, i cili në një koment në Facebook ka thurur lavde për Lushtakun, transmeton Indeksonline.

“Gjeneral, me kënaqësi këtë dënim ta kisha pagu unë, se fal teje dhe shokëve tu ne jetojmë të lirë!. Të jam mirënjohës, Të rujt Zoti”, ka shkruar ai.

Ndryshe, nëse nuk paguhet dënimin me gjobë, dënimi do t’i zëvendësohet me dënim me burg duke ju llogaritur 20 euro për çdo ditë burg.