Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën me raketa e bomba në çdo moment të ditës dhe natës.
Në fillim rusët thanë se qëllimi i tyre ishte çmilitarizimi i Ukrainës por me kalimin e ditëve ata kanë treguar se në shënjestër kanë çdo ndërtesë në Ukrainë dhe çdo njeri, qoftë ushtar apo edhe civil brenda shtëpisë së tij.
“NEXTA” një media në Evropën Lindore e cila po raporton luftën në Ukrainë ka publikuar videon e një njeriu i cili po regjistronte një video kur u godit nga një raketë.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihet momenti kur raketa bie mbi vendin ku personi në fjalë ndodhej ndërsa ky i fundit largohet menjëherë për të shpëtuar.