Me rastin e varrimit të tre anëtarëve të familjës Sope, që humbën jetën në aksidentin rrugor Prizren – Vërmicë, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpallur ditë zie.
Me këtë rast Komuna e Prizrenit do të ndërpresë të gjitha aktivitet kulturore të planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet, njofton Klan Kosova.
Kryetari Haskuka edhe një herë në emër të qytetarëve shpreh ngushëllime familjes Sope dhe gjithë të afërmve të viktimave.