Fjalë Kyçe

Ra me parashutë në fushë, por tash merr një dënim nga federata

Ra me parashutë në fushë, por tash merr një dënim nga federata

Burri që ndërpreu ndeshjen mes Sassuolos e Interit në fundjavë duke u lëshuar me parashutë në fushë është dënuar me ndalim hyrjeje në stadiume për të parë ngjarje sportive.

Incidenti i pazakontë ndodhi të dielën, në kohën kur Interi po përgatitej për penallti, në fitoren 3 me 4. Ai u lëshua me parashutë në stadiumin Mapei, por ka thënë se nuk ka pasur qëllim që të bënte lëshim të tillë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, 36-vjeçari ka thënë se pasi i ishin shfaqur disa probleme gjatë fluturim ishte detyruar të bënte ulje urgjente, por “nuk e kishte ditur se hapësira e vogël e gjelbër ishte fushë futbolli”.

Autoritetet në Itali tani kanë vendosur që këtij personi më të mos i lejojnë të ndjekë nga afër ngjarjet sportive.