Një 50-vjeçar ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë. Si pasojë edhe ka ndërruar jetë.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se viktima është Zena Rrustolli i lindur më 14.06.1971, nga fshati Dumnicë e Llugës në Vushtrri.
Të njëjtat burime thonë se viktima dyshohet që ka qenë tek një shok i tij në ballkon, ku edhe ka rënë nga kati i nëntë.
Ndryshe për këtë rast ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.