Racizmi, kohëve të fundit është duke u kthyer në një problem shumë serioz në botën e futbollit.
Fillimisht, në Premierligë, gjatë ndeshjes Chelsea – Manchester City, ishin tifozët e skuadrës nga Londra që adresuan fyerje në drejtim të Raheem Sterling.
Së fundmi, në Itali, në Serie A ka ndodhur një incident edhe më i rëndë. Në ndeshjen Inter – Napoli, eskaloi gjithçka.
Fillimisht filluan fyerjet ndaj mbrojtësit të Napoli, Kalidou Koulibaly, të cilat acaruan situatën.
Pastaj gjendja eskaloi dhe në fund, është shënuar një viktimë, si pasojë e plagëve të marra me thikë.
Për këto çështje shqetësuese ka folur edhe trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri.
“Së pari do doja të flisja skuadrën time, së dyti nuk dua t’i gjeneralizojë gjërat, pasi 99% e tifozëve tanë janë të mrekullueshëm” ka thënë Sarri për “Evening Standard”, transmeton lajmi.net.
“Në secilin komunitet mendoj se ka budallenj. Gjithashtu, së bashku ne duhet të luftojmë kundër këtyre budallenjve, por jo kundër tifozëve të Chelsea” ka thënë tutje Sarri.
Komentet e Sarrit për incidentin e Sterling janë paksa të vonshme, por sigurisht të shtyra nga ngjarjet e ndeshjes Inter – Napoli.