Fjalë Kyçe

Rafinha afër kalimit tek Valencia

Rafinha afër kalimit tek Valencia

Ylli i Barcelonës, Rafinha Alcantara, është pranë largimit nga ‘Camp Nou’.

Skuadra e Barcelonës është në nevojë për të holla, pas shpenzimeve marramendëse në vitet e fundit, dhe ‘kurban’ pritet të jetë Rafinha.

Mesfushori i Barcelonës pritet të kalojë tek Valencia para ditës së hënë, bën të ditur ‘Diario Sport’, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja thuhet se është arritur mes dy skuadrave dhe pritet vetëm aprovimi nga Peter Lim, bosi i Valencias.

Rahinha është paraqitur në të dy ndeshjet e para të sezonit të ri me Barcelonën, duke treguar lojë mjaft t ë mirë.