Braziliani Rafinha duket se ka vendosur që në fund të këtij sezoni të largohet nga Bayern Munich.
Rafinha në vitin 2011 iu bashkua “Bavarezëve” nga Barcelona, duke regjistruar 250 ndeshje deri tash tek kampionët në fuqi të Gjermanisë.
Braziliani në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me Bayern Munich, dhe ai ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me klubin gjerman.
“Në gjashtë muajt e ardhshëm do të ketë shumë gjera të reja, por unë mendoj se është viti im i fundit në Bayern”, tha Rafinha për mediet gjermane.
“Unë ende nuk kam biseduar me askënd, por mendoj se këtij cikël po i vjen fundi. Unë jam i qetë dhe do të kënaqem me këta gjashtë muajt e fundit”.
“Mendoj se është një mundësi e mirë për t’u kthyer në Brazil, por ende nuk kam folur me askënd”, përfundoi Rafinha.