Nesër është paraparë të mbahet mbledhja e qeverisë në detyrë, por jo për draft-ligjin e vitit 2020, por për shqyrtimin e vendimit për kursime ndarje buxhetore të organizatave buxhetore në pajtim me nenin 15 të Ligjit për buxhetin për 2019.
Kështu ka thënë për KosovaPress këshilltari i ministrit në detyrë të Financave, Lulëzim Rafuna.
Ai theksoi se si çdo vit edhe sivjet kërkohet të shqyrtohet ky vendim.
“Nesër në mbledhjen e Qeverisë në detyrë nuk është çështja e buxhetit 2020, por shqyrtimi i vendimit për kursime dhe ndarja buxhetore të organizatave buxhetore në pajtim me nenin 15 ligjit të buxhetit për vitin 2019”, tha Rafuna.