Fjalë Kyçe

Raiola do takohet me gjigantin evropian për të diskutuar të ardhmen e Pogbas

Raiola do takohet me gjigantin evropian për të diskutuar të ardhmen e Pogbas

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba mund të bëjë një rikthim sensacional te Juventus.

Lajmet erdhën pasi u zbulua se agjenti Mino Riola do takohet me Juventusin në nëntor që të diskutojë të ardhmen e francezit, transmeton lajmi.net.

Pogba nuk ka qenë titullar në dy xhirot e fundit, derisa ende nuk ka nënshkruar kontratë të re dhe si qëndron do bëhet agjent i ri në verë.

28-vjeçari është ‘figurë e lartë’ te United duke dëshmuar kualitetin e lartë që disa vite.

Pogba në vitet e fundit ka qenë i lidhur me largimin nga “Old Trafford” dhe një ribashkim me Juventusin shihet si një mundësi reale.

Sipas Football Italia, Raiola do takohet me “Zonjën e Vjetër” që të diskutojë për Pogban, njëkohësisht edhe për kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli, që gjithashtu do jetë agjent i lirë në verë.

Pogba shijoi katër vite të shkëlqyer në Torino mes viteve 2012 dhe 2016 duke iu ndihmuar të fitojnë tetë trofe në 178 paraqitje.

Real Madrid dhe PSG thuhet se gjithashtu kanë interesim për shërbimet e Pogbas.