Fjalë Kyçe

Raka: Kosova nuk është Anglia apo Italia, stërvitjet mund të nisin më 1 qershor

Raka: Kosova nuk është Anglia apo Italia, stërvitjet mund të nisin më 1 qershor

Kanë kaluar pothuajse dy muaj prej kur futbolli në Kosovë është pezulluar pas masave të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Javëve të fundit ka pasur një debat të gjerë sportiv në lidhje me atë nëse edicioni aktual i futbollit kosovar duhet të anulohet, përfundohet apo vazhdohet.

Federata e Futbollit të Kosovës është ende në pritje të përgjigjes për lejen nga autoritetet për të nisur futbollin, teksa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare.

Mikrobiologu Lul Raka ka bërë me dije për masat që duhet marrë në rast të vazhdimit të edicionit.

“Kosova nuk është as Italia, Anglia apo Spanja. Ne jemi Kosova. Duhet të dihet se a ka futbollistë të sëmurë, duhet të ketë teste”, u shpreh Raka në Klan Kosova.

“Testimi duhet të bëhet çdo pesë ditë, dhe për të gjithë anëtarët e klubit. Duhet që futbollistët të karantinohen pasi të rinisë edicioni”, tregoi Raka.

“Me situatën aktuale, dhe me masat lehtësuese, stërvitjet kolektive mund të rinisin më 1 qershor”, shtoi ‘Europiani i Vitit’.